“Kjo është e paprecedentë”, publicisti kritikon bojkotimin e seancës së fundit: Veprim kundër Kosovës!

Aktuale

“Kjo është e paprecedentë”, publicisti kritikon bojkotimin e seancës së fundit: Veprim kundër Kosovës!

Nga: A.M. Më: 15 prill 2025 Në ora: 14:51
Kuvendi i Kosovës

Edhe publicisti Milaim Nela, ka reaguar pas dështimit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Ai përmes një shkrimi në Facebook kritikoi ashpër opozitën, duke thënë se bojkotimi i një seance të tillë është e paprecedentë dhe e papranueshme.

Madje, Nela për këtë parashtroi edhe disa pyetje publike, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

Mund të jesh kundër Albin Kurtit e kjo është krejt e përligjur!

Por të bojkotosh seancën e verifikimit të mandateve, mandate të votuara nga votuesi i Kosovës gjë e cila nuk ka ndodhur kurrë kë parë do të thotë se ti je jo kundër Kurtit, por kundër shtetit dhe shtetësisë së Kosovës!

Kjo është e paprecedentë dhe totalisht e papranueshme!

Çfarë doni të tregoni me këtë?

A jeni kundër zgjedhësit dhe verdiktit të tij apo kundër Kosovës shtet?

Çfarë mesazhi po i jepni Kosovës dhe botës perëndimore?

Kë ndihmon ky bojkotim?

Në rastin më të mirë ky qëndrim shkon kundër Kosovës por sidomos kundër jush!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat