Edhe profesori Binak Maxharraj ka reaguar në lidhje me me mos mbajtjen e seancën për konstituimin e Kuvendit.
Ai ka thënë se sot, opozita pro-serbe dhe Lista Serbe bashkuan forcat për të pamundësuar konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Postimi i plotë:
SKANDAL SUI GENERIS APO MJERIMI I DEPUTETËVE
Sot, opozita pro-serbe dhe Lista Serbe bashkuan forcat për të pamundësuar konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Ky është edhe qëllimi shqiptaro-serb për të pamundësuar krijimin e institucioneve të shtetit.
Turp, turp – edhe deputetët i ka kapur fëlliqësira serbe për pengimin e formimit të institucioneve.