Deputetja që po mungon në seancën konstituive të Kuvendit, mësohet arsyeja

Aktuale

Deputetja që po mungon në seancën konstituive të Kuvendit, mësohet arsyeja

Më: 17 prill 2025 Në ora: 13:04
Shqipe Mehmeti-Selimi

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti – Selimi nuk është duke marrë pjesë në Seancën Konsitutive të Kuvendit të Kosovës.

Media meson se deputetja Mehmeti – Selimi ka shkuar për viztën tek bashkëshorit i saj në Hagë, Rexhep Selimi.

“Shqipja e ka pasur të planifikuar vizitën në Hagë dhe kjo është arsyeja pse ajo nuk është prezente në seancën konsituive të Kuvendit”, i ka thënë një i afërt i deputetës Mehmeti – Selimi.

Kujtojmë që me të rifilluar seanca konsituive, kryesyuesi i Seancës, Avni Dehari ka ndërprerë atë duke kërkuar konsultim me përfaqëuesit e partive politike. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat