Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka thënë se nuk do te ketë votë për një kandidat për kryeparlamentar që vije nga LVV-ja edhe nëse ai është Fatmir Limaj.
Gruda ka thënë se PDK-ja nuk ka votë për asnjë prej pozitave që propozohen nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Për PDK-në kjo nuk është çështje e emrit të përveçëm, nëse emri vjen nga LVV-ja unë mendojë se PDK-ja nuk duhet që ta votojë.
Ne nuk besojmë që LVV-ja është interes i Kosovës që të vije në pushtet. Prandaj ne nuk kemi votë për asnjë prej pozitave që propozon LVV-ja”, ka thënë Gruda.