Çitaku: Nëse e bëjmë Qeverinë, PDK do ta shkruajë vetë një Draft për Asociacionin në pajtim me aktvendimin e Kushtetueses

Aktuale

Çitaku: Nëse e bëjmë Qeverinë, PDK do ta shkruajë vetë një Draft për Asociacionin në pajtim me aktvendimin e Kushtetueses

Më: 19 prill 2025 Në ora: 09:41
Vlora Çitaku

Deputetja e zgjedhur e PDK-së dhe ish-ambasadorja e Kosovës në Washington ka thënë se partia që drejtohet nga Memli Krasniqi nëse do ta drejtojë Qeverinë, do ta shkruajë vetë një Statut të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Çitaku në një intervistë për “Blic” ka thënë se në momentin që nuk e bën një gjë të tillë vetë, atëherë t’a sjellin në tavolinë të gatshëm.

Ajo ka thënë se PDK asnjëherë s’i ka shkëputu kontaktet me aleatët dhe se hamza ka pasur takime të rëndësishme në SHBA.

 “Ne nuk i kemi shkëput asnjëherë kontaktet me aleatët tanë, Bedri Hamza ka pas takime në Shtëpinë e Bardhë, në departament të shtetit, takime ka pas edhe kryetari Krasniqi pra kemi takime të mjaftueshme. PDK nëse na vjen radha ta ndërtojmë Qeverinë, do ta shkruaj vet statutin e Asociacionit, kur se bën vet ta sjellin në tavolinë por ne do ta bëjmë vet në përputhje me aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese“, ka thënë Çitaku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat