Vlora Çitaku: Bllokada në Kuvend, pasojë e paaftësisë së LVV-së për ta krijuar shumicën

Aktuale

Vlora Çitaku: Bllokada në Kuvend, pasojë e paaftësisë së LVV-së për ta krijuar shumicën

Më: 23 prill 2025 Në ora: 09:34
Vlora Çitaku

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku tha se bllokada në Kuvend është krijuar “si pasojë e paaftësisë së lëvizjes Vetëvendosje për ta krijuar shumicën”.

Para hyrjes në Kuvend, ku sot pritet të vazhdojë seanca konstituive, ajo tha se nuk do ta votojnë Albulena Haxhiun për kryeparlamentare.

“Fatkeqësisht këto janë vetëm shqetësimet tona.

Shqetësimet e qytetarëve janë çmimet e larta, energjia elektrike”, tha ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat