Zyrtari policor Detjon Hasanaj ndalohet për 48 orë – Këto janë arsyet

Aktuale

Zyrtari policor Detjon Hasanaj ndalohet për 48 orë – Këto janë arsyet

Më: 23 prill 2025 Në ora: 14:19
Foto ilustrim

Gjakovë, përveç arrestimit të tre qytetarëve, është shoqëruar për intervistim edhe zyrtari policor Detjon Hasanaj, i cili tashmë është pjesë e hetimeve që po udhëhiqen nga organet kompetente.

Media mëson ekskluzivisht se polici Hasanaj është ndaluar për 48-orë.

Burime të afërta me hetimet bëjnë me dije se shoqërimi i tij është bërë në kuadër të veprimeve hetimore, për të sqaruar dyshimet lidhur me raportet apo ndërveprimet e mundshme me të arrestuarit: Domenik Pali, Davit Pnishi dhe Bellmondo M. Pali.

Ai dyshohet se ka kryer veprime të kundërligjshme gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.

Aksioni është zhvilluar nga Policia e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Themelore të Gjakovës, dhe me asistimin e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK).

Media mbetet në terren dhe do të sjellë informacion të konfirmuar për çdo zhvillim të ri në këtë rast të ndjeshëm që ka përfshirë zyrtarë të rendit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat