Këta janë tre zyrtarët policorë të suspenduar me kërkesë të IPK-së

Aktuale

Këta janë tre zyrtarët policorë të suspenduar me kërkesë të IPK-së

Më: 23 prill 2025 Në ora: 14:22
Foto ilustrim

Media mëson ekskluzivisht se me kërkesë të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), janë suspenduar tre zyrtarë policorë të Njësisë në Gjakovë, si pjesë e një hetimi të brendshëm që është në zhvillim.

Burime të sigurta të redaksisë zbulojnë emrat e të suspenduarve:

          •        Detjon Hasani

          •        Rozana Nokaj

          •        Altin Azemi

Sipas informacioneve të siguruara nga media, këta zyrtarë dyshohet se kanë kryer veprime të kundërligjshme gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare. Hetimi është iniciuar nga IPK dhe përfshin shqyrtimin e veprimeve të tyre në raste të ndjeshme që lidhen me zbatimin e ligjit në terren.

Të njëjtit janë në masë suspensimi në pritje të përfundimit të hetimeve disiplinore dhe penale, nëse ato konfirmohen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat