Gërvalla: Qytetarët të ushtrojnë presion ndaj atyre që e bllokojnë Kuvendin

Aktuale

Gërvalla: Qytetarët të ushtrojnë presion ndaj atyre që e bllokojnë Kuvendin

Më: 25 prill 2025 Në ora: 09:48
Deputetja Donika Gërvalla

Deputetja Donika Gërvalla ka bërë një thirrje para hyrjes në Kuvend.

Ajo ka kërkuar që qytetarët të bëjnë presion publik ndaj atyre që e bllokojnë Kuvendin.

“Ne kemi thënë që Albulena Haxhiu është kandidatja jonë. Femra më e votuar në vend. Nuk ka asnjë arsye, asnjë grup ta refuzojë. Jo vetëm personalitet i jashtëzakonshëm, por edhe person që ka dëshmuar përkushtimin e saj për këtë vend. Opozita nuk duan ta pranojnë vullnetin e qytetarëve.

Dihet kujt i takon kryetari i Kuvendit. Partia fituese e cakton emrin, edhe votohet kryetari i Kuvendit. Bllokimi i konstituimit të institucioneve, tregon që opozita ende nuk është kthjellur. I bëj thirrje qytetarëve të ushtrojnë presion publik ndaj atyre që bllokojnë Kuvendin”, tha Gërvalla.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat