Dështimi i seancës konstituive, Qerimi: Tallje e radhës me qytetarët e Kosovës

Aktuale

Dështimi i seancës konstituive, Qerimi: Tallje e radhës me qytetarët e Kosovës

Më: 29 prill 2025 Në ora: 11:07
Gëzim Qerimi

Për të tetën herë me radhë ka dështuar seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

E këtë, profesori i Gazetarisë në Fakultetin e Filologjisë, Gëzim Qerimi e ka quajtur tallje e radhës me qytetarët e vendit.

“Më e pakta është një tallje e radhës me të gjithë qytetarët e Kosovës, përgjegjësia pa asnjë diskutim pas gjitha këtyre zhvillimeve i takon Albin Kurtit si individ, por mandej edhe si subjekt i parë politik”, është shprehur ai.

Kujtojmë se seanca e radhës konstituive do të mbahet pas 48 orësh, pra të enjten nga ora 10:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat