Deputeti nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj ka folur për media para nisjes së seancës konstituive, lidhur me mos pjesëmarrjen e kryetarit të LDK-së në takimin me kreun e LVV-së, Alin Kurti.
Deputeti Zemaj ka thënë se Kurtin e njohin tash e 20 vjet siç tha ai “prej gurëve e molotovit e gazit edhe deri te asnjë fjalë e mbajtur”. Zemaj është dekalruar edhe për deputetët e LDK-së që mund të kenë komunikuar me Vetëvendosjen për votimin e kryeparlamentarit.
Zemaj: Kurtin e njohim prej gurëve e molotovit e gazit edhe deri te asnjë fjalë e mbajtur
“Për Kurtin që e njohim, i kemi 20 vjet jetë politike me të prej gurëve e molotovit e gazit edhe deri te asnjë fjalë e mbajtur, nuk kemi çka me paragjykua… krejt kanë emër, mbiemër, mandat mundeni me I pyetur një nga një kah të hyjnë në Kuvend, me rëndësi Armend Zemaj nuk është”, ka deklaruar Zemaj.
Partia Demokratike e Kosovës do të vazhdojë të votojë kundër Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, si e propozuar e LVV-së, tha kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi, përkundër takimit të sotëm me liderin e LVV-së, Albin Kurti.
Ai tha se i ka propozuar atij të ndryshojë propozimin për kryetar të Kuvendit të Kosovës, për t’i hap rrugë zhbllokimit të situatës në Kuvend.
Sipas tij, se LVV-ja se ka shumicën parlament are, andaj nuk mundet të imponojë votimin për Haxhiun.
Albulena Haxhiu, si e nominuar e LVV-së për kryeparlamentare në gjashtë votime nuk ka mundur të merr 61 vota për t’u zgjedhur në atë post.