Pacolli thotë se deputetët që bllokojnë punën e Kuvendit, nuk duhet të marrin meditje

Aktuale

Pacolli thotë se deputetët që bllokojnë punën e Kuvendit, nuk duhet të marrin meditje

Më: 7 maj 2025 Në ora: 12:20
Kryetari i AKr-së, Behgjet Pacolli

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka reaguar ashpër pas dështimit të seancës së 12-të të Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar situatën si të papranueshme për vendin.

Ai ka bërë thirrje që deputetët që bllokojnë punën e Kuvendit të mos kompensohen financiarisht për mungesën e angazhimit.

“Ngrirja e punës po i shkakton vendit jo vetëm pasoja politike e institucionale, por edhe dëme ekonomike të qëllimshme – çdo seancë e dështuar kushton nga taksat tona.

Deputetët që bllokojnë punën nuk duhet të paguhen për këtë! Të fillojmë nga një kërkesë e thjeshtë dhe e drejtë: pa punë,( pa rezultat ) nuk ka meditje”, ka pohuar Pacolli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat