​Bajrami thotë se LDK është e hapur për takime që thirren nga presidentja Osmani

Aktuale

​Bajrami thotë se LDK është e hapur për takime që thirren nga presidentja Osmani

Më: 8 maj 2025 Në ora: 14:43
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se janë të hapur për të marrë pjesë në ndonjë takim të ftuar nga presidentja Vjosa Osmani.

Kjo për zgjidhjen e krizës politike në vend.

Këtë koment ajo e bëri pas dorëzimit të kallëzimit penal ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe ministrave në detyrë të cilët janë zgjedhur deputetë.

Sipas saj, të njejtit kanë keqpërdorur detyrën zyrtare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat