Bajrami: LDK edhe sot me qëndrime të njëjta, presim që LVV të ketë reflektim

Aktuale

Bajrami: LDK edhe sot me qëndrime të njëjta, presim që LVV të ketë reflektim

Më: 9 maj 2025 Në ora: 10:27
Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Hykmete Bajrami

Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Hykmete Bajrami ka deklaruar se Lidhja Demokratike e Kosovës  i ka qëndrimet e njëjta sa i përket zgjedhjes së kryeparlamentarit.

Ajo shpreson se LVV të ketë reflektim.

“LDK-ja i ka qëndrimet e qarta, tani më dihet ne po shpresojmë dhe po bëjmë thirrje që LVV të reflektoj, ata nuk mund të përsërisin veprimin e njëjtë dhe të presin rezultat ndryshe.

Ne nuk jemi pro ndryshimit të mënyrës së votimit sepse tani jemi më në proces dhe gjithashtu nuk kemi vota për zonjën Haxhiu”, tha Bajrami.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat