“Pa pikë turpi…”, Behgjet Pacolli ‘shpërthen’ me kritika ndaj deputetëve të Kosovës – ja mesazhi i tij

Aktuale

“Pa pikë turpi…”, Behgjet Pacolli ‘shpërthen’ me kritika ndaj deputetëve të Kosovës – ja mesazhi i tij

Nga: A.M. Më: 11 maj 2025 Në ora: 10:52
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar ashpër pas dështimit të 14 për konstituim të Kuvendit.

Ai përmes një postimi në Facebook kritikoi ashpër depeutetët e Kuvendit të Kosovës, duke thënë se kjo qasje është tallje me qytetarët dhe me shtetin, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Pa pikë turpi, deputetët e Kuvendit të Kosovës hynë në sallë vetëm për t’u larguar pas pesë minutash, pa diskutim, pa vendim, pa përgjegjësi, por me pagese!!!

Kjo është tallje me qytetarët dhe me shtetin.

Popull, a po e shihni kë keni votuar? A e kuptoni se këta përfaqësues nuk kanë as vullnetin, as guximin, as përgjegjësinë për ta zgjidhur as problemin më të vogël të vendit?

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat