Lëvizje politike: Emra të njohur nga LDK-ja i bashkohen Vetëvendosjes

Aktuale

Lëvizje politike: Emra të njohur nga LDK-ja i bashkohen Vetëvendosjes

Nga: Bota sot Më: 11 maj 2025 Në ora: 19:39
Pamje nga takimi

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar për aderime të reja në radhët e saj në komunën e Prizrenit.

Sipas një njoftimi për media, VV-së i është bashkuar Behar Begaj, ish-anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), së bashku me disa bashkëpunëtorë të tij.

Begaj ka mbajtur për vite me radhë pozitën e Kryetarit të Nëndegës së LDK-së në Zhur dhe ka qenë anëtar i Kryesisë së kësaj partie për katër mandate radhazi.

Postimi i plotë:

Aderimi i Behar Begajt dhe bashkëpunëtorëve në Lëvizjen Vetëvendosje - Prizren

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren vazhdon të zgjerohet dhe të fuqizohet me personalitete të rëndësishme dhe figura me përvojë politike dhe organizative. Në këtë frymë, Behar Begaj, një emër i njohur në komunën e Prizrenit, i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje, së bashku me një grup të konsiderueshëm bashkëpunëtorësh të tij.

Behar Begaj ka mbajtur pozitën e Kryetarit të Nendegës së LDK-së në Zhur, dhe ishte anëtar i Kryesisë për katër mandate të njëpasnjëshme, ka qenë ish-asambleist i Komunës së Prizrenit dhe ish-kryetar i Bashkësisë Lokale në Zhur. Përkushtimi i tij ndaj komunitetit dhe angazhimi politik i dëshmuar në vite, janë vlera të çmuara që tashmë do të kontribuojnë në fuqizimin e Lëvizjes Vetëvendosje në këtë rajon.

Bashkë me të, në Lëvizjen Vetëvendosje aderojnë edhe shumë bashkëpunëtorë të tij me përvojë dhe përkushtim në jetën publike dhe politike. Emrat e bashkëpunëtorëve që i janë bashkuar Lëvizjes janë:

1. Sali Nuhiu - ish Kryetar i nëndegës PZ

2. Islam Omaj - ish anëtar i nëndegës Zhuri

3. Jetmir Susuri - ish anëtar i nëndegës Zhuri

4. Ajdin Ademaj - ish anëtar i nëndegës Zhuri

5. Zamir Begaj - ish nënkryetar i F.Rinor Zhur

6. Zijadin Omaj - anëtar

7. Uran Krasniqi - anëtar

8. Qendrim Krasniqi - anëtar

9. Nderim Begaj - anëtar

10. Alban Omaj - anëtar

11. Bekim Vezaj - anëtar

12. Ilami Susuri - anëtar

13. Sabri Susuri - anëtar

14. Flamur Gashi - anëtar

15. Floridan Begaj - anëtar

16. Ismet Kyqyku - anëtar

17. Shaban Susuri - anëtar

18. Sami Kurtaj - anëtar

19. Vezir Omaj - anëtar

20. Arif Islami - anëtar

Ky aderim është dëshmi e besimit dhe vlerësimit që strukturat dhe individët me përvojë kanë ndaj Lëvizjes Vetëvendosje. Ky hap i rëndësishëm përforcon strukturat e Lëvizjes në Prizren dhe është një garanci për një angazhim edhe më të fuqishëm në shërbim të qytetarëve.

Mirë se erdhët në Lëvizjen Vetëvendosje!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat