ZRrE insiston: Askush nuk mund të ndikojë në vendimin për tarifat

Aktuale

ZRrE insiston: Askush nuk mund të ndikojë në vendimin për tarifat

Më: 12 maj 2025 Në ora: 18:51
Foto ilustrim

Zyra e Rregullatorit të Energjisë, nëpërmjet një komunikate ka instistuar se vendimet për tarifat janë kompetencë ekskluzive e këtij institucioni.

ZRrE, thekson se qeveria mund të ndikojë në uljen e ndikimit të faturave vetëm përmes mekanizmit të subvencionimit direkt te konsumatorët.

Ky reagim vije pas takimit me deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilët edhe dorëzuan kërkesën për anulim të vendimit për shtrenjtim të energjisë elektrike prej 16.1 për qind.

“Vendimet për tarifat janë kompetencë ekskluzive e ZRrE-së, dhe asnjë institucion tjetër nuk ka mandat ligjor për të anuluar apo shtyrë vendimet e ZRrE”, thuhet në komunikatë.

“Qeveria mund të ndikojë në uljen e ndikimit të faturave vetëm përmes mekanizmit të subvencionimit direkt te konsumatorët, por kjo nuk përbën vendimmarrje rregullative”, vijon komunikata e Zyrës së Rregullatorit për Energji.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat