Rron Gjinovci kritikon protestat e vetranëve: Këto protesta duheni me i bo te zyret e PDK-së dhe...

Aktuale

Rron Gjinovci kritikon protestat e vetranëve: Këto protesta duheni me i bo te zyret e PDK-së dhe...

Nga: A.SH Më: 13 maj 2025 Në ora: 17:47
Foto nga vendi i ngjarjes

Aktivisti dhe analisti Rron Gjinovci ka reaguar ashpër ndaj protestave të fundit, duke i quajtur ato “shfaqje të lodhura teatrale”.

Sipas tij, protestat po bëhen në kohën dhe vendin e gabuar.

"Këto protesta duheni me i bo te zyret e PDK-së dhe jeni dashtë me i bo kur u kon në pushtet Hashimi dhe Kadria të cilët e kanë kriju gjykatën. Kjo është shfaqje e lodht teatrale", deklaroi Gjinovci.

Ai shtoi se çdo mobilizim kundër vendimeve që kanë rrënjët në të kaluarën politike duhet të drejtohet ndaj atyre që realisht i kanë inicuar ato, jo ndaj institucioneve aktuale.

Kjo deklaratë vjen në kohën kur një pjesë e qytetarëve dhe përfaqësues politikë po organizojnë protesta në mbështetje të të akuzuarve nga Gjykata Speciale në Hagë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat