Profesori nga Amerika “godet” LDK-në, ua kujton kohën kur Shala e kishte sharë Kurtin me…

Aktuale

Profesori nga Amerika “godet” LDK-në, ua kujton kohën kur Shala e kishte sharë Kurtin me…

Nga: N.E Më: 17 maj 2025 Në ora: 07:18
Foto ilustrim

Profesori nga Amerika, Binak Maxharraj, thotë se hasmëria mes LVV-së dhe LDK-së është thelluar.

Përmes një shkrimi në Facebook, Maxharraj tregon si kanë filluar polemikat me këtyre dy partive, gjersa shton se LDK nuk ka pasur punë më të mençura dhe e ka bërë “mizën buall”.

“Hasmëria mes LVV-së dhe LDK-së është thelluar! Janë vetëm dy fjali me "shigjeta helmuese" të hedhura mes LVV-së dhe LDK-së: Së fundmi, me një rast, kryeministri Albin Kurti e përdori fjalën “hajvanat” pa specifikuar se ndaj kujt, por kush e ka mizën pas veshit, e kupton menjëherë. Dhe ishte pikërisht LDK-ja ajo që e kuptoi e para se shigjeta helmuese ishte drejtuar ndaj saj. Pas kësaj shpërthyen polemika të mëdha mes LVV-së dhe LDK-së, pa ndonjë arsye të fortë, sepse kjo fjalë nuk është shpikje e Albin Kurtit, por është në përdorim që prej shekujsh, dekadash e vitesh në mendësinë dhe gjuhën e popullit. Megjithatë, LDK-ja, duke mos pasur punë më të mençura, e bëri “mizën buall”, vetëm për t’i ikur problemeve të saj të brendshme që po kërcasin deri në shpërthim, i cili pritet së shpejti. Por, le të mos harrojmë se LDK-ja ishte ajo që e kishte ofenduar rëndë, madje shumë rëndë, Albin Kurtin më herët, kur Kujtim Shala, me një rast, e kishte sharë me nënë: “T'qifsha nanën... e tradhtarit,” një deklaratë të cilën Kurti nuk e bëri aq problematike publikisht”, ka shkruar Maxharrja.

Sipas tij, kjo tregon sa ka rënë LDK-ja.

“Edhe kjo tregon se në çfarë mjerimi intelektual ka rënë LDK-ja. Lexuesi le të vlerësojë vetë se cila fjalë ose sharje është më e rëndë: ajo kur Kurti e përdori fjalën “hajvanat”, apo ajo kur LDK-ja e shau me nënë e babë Albin Kurtin. Kjo nuk ka nevojë për koment — edhe budallenjtë më të mëdhenj mund ta bëjnë dallimin”, përfundon profesori.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat