Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Shqiprim Pula ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve të fundit të Bashkimit Europian, pas mbylljes së institucioneve paralele serbe në veri të Kosovës nga autoritetet vendore.
Në një reagim publik, ai e ka quajtur shqetësimin e BE-së si të njëanshëm dhe të padrejtë, duke ngritur pyetjen se “sikur BE-ja t’i guxonte Serbisë”, a do të kishte një tjetër qasje.
“Unioni Europian qenka shqetësuar për veprimet kushtetuese dhe ligjore të institucioneve të Republikës së Kosovës në veri, e jo për shkeljet e përditshme të Serbisë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë,” u shpreh Pula. Ai e ka kritikuar ashpër faktin që BE-ja e përshkroi ndërhyrjen e autoriteteve të Kosovës si “veprime unilaterale dhe të pakoordinuara”, duke i bërë thirrje “kryeministrit në largim, Albin Kurti” që të ndalë mbylljen e institucioneve ilegale serbe në Kosovë.
Sipas Pulës, kjo retorikë jo vetëm që dobëson sovranitetin e Kosovës, por edhe nxit pabarazi në trajtimin e çështjeve të ndjeshme etnike dhe politike në rajon.
“Për veprimet e Serbisë ndaj shqiptarëve në jug të saj, BE-ja nuk shfaq asnjë shqetësim,” theksoi Pula, duke shtuar se kjo tregon një standard të dyfishtë nga ana e Brukselit.
Shkrimi i plotë:
UE-ja SIKUR TI GUXONTE SËRBISË
Merreni me mend ...
Unioni Europian qenka shqetësuar për veprimet e ndërmarra kushtetuese e ligjore, të institucioneve të zbatim-ligjit dhe institucioneve tjera, në veriun e Republikës!
Merreni me mend ...
Unioni Europian qenka shqetësuar se mbyllja e kompanive të Sërbisë, për shërbime publike në veri të Kosovës, do t'a dëmtojnë pozicionin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës!
Merreni me mend ...
Unioni Europian nga shqetësimi që "paska" për veprimet unilaterale dhe të pakoordinuara të institucioneve shtetërore, i bënë thirrje "Kryeministrit në largim Kurti" (pra, UE-ja, Albin Kurtit i cakton edhe statusin si Kryeministër në largim) që t'i ndalojë mbylljet e institucioneve paralele të Sërbisë, mbrenda territorit të Republikës së Kosovës!
Merreni me mend ..!
Merreni me mend ...
Unioni Europian nga shqetësimi që DUHET t'a kishte, për Shqiptarët në tre (3) Komunat e jugut të Sërbisë (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë), t'i kërkonte Sërbisë ndalimin e veprimeve unilaterale dhe të pakoordinuara që çdo ditë po i dëmtojnë përpjekjet e Shqiptarëve për të jetuar në trojet e tyre!
Për këto veprime të shtetit Sërb, nuk shqetësohet UE-ja!.
E, merreni me mend, Unioni Europian sikur t'i guxonte Sërbisë.
#RroftëKosovaRepublikë ✊️