Dëmtimi i pllakatës së Komandant Lleshit, akt provokues dhe fyes ndaj shqiptarëve të Luginës

Aktuale

Dëmtimi i pllakatës së Komandant Lleshit, akt provokues dhe fyes ndaj shqiptarëve të Luginës

Nga: A.SH Më: 17 maj 2025 Në ora: 11:42
Foto nga vendi i ngjarjes

Nënkryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar të Kosovës, Enkel Rexhepi, ka reaguar në lidhje me këtë aktë të tmerrshëm.

Ai ka thënë se një akt i turpshëm dhe provokues është regjistruar në Bujanoc, ku është dëmtuar pllaka përkujtimore kushtuar Komandant Lleshit, figurë emblematike e rezistencës shqiptare.

Ky veprim, i konsideruar si i organizuar dhe i motivuar nga urrejtja, përbën sulm ndaj kujtesës historike dhe identitetit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Komandant Lleshi mbetet simbol i qëndresës dhe i sakrificës për liri, dhe pavarësisht përpjekjeve për ta fshirë kujtimin e tij, krenaria dhe historia shqiptare nuk zbehen.

Postimi i plotë:

Dëmtimi i pllakatës përkujtimore kushtuar Komandant Lleshit në Bujanoc është një akt i turpshëm, frikacak dhe thellësisht provokues ndaj ndjenjave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Ky është jo vetëm një sulm mbi kujtesën e një figure emblematike të rezistencës shqiptare, por një përpjekje e hapur për të provokuar tensione dhe për të fyer identitetin dhe historinë tonë kolektive. Këto akte nuk janë të rastësishme, por ato janë të organizuara, të motivuara nga urrejtja ndaj shqiptarëve.

Kujtojmë të gjithëve se Komandant Lleshi është simbol i qëndresës dhe i sakrificës për liri. Askush nuk mund ta fshijë atë nga memorja e historisë sonë, sepse historia jonë ka ideal dhe qëndrueshmëri historike.

Rrugaçët të dirigjuar e motivuar nga urrejtja nuk mund të cenojnë krenarinë, kujtesën dhe identitetin shqiptar në Bujanoc, Preshevë e Medvegjë.

Lavdi Komandant Lleshit dhe të gjithë atyre që ranë për liri!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat