Plas sherri në Universitetin e Prizrenit, profesori Millaku denoncohet për kërcënim nga kolegia

Aktuale

Plas sherri në Universitetin e Prizrenit, profesori Millaku denoncohet për kërcënim nga kolegia

Më: 17 maj 2025 Në ora: 13:42
Foto ilustrim

Një sherr mes dy profesorëve ka ndodhur në fakultetin “Ukshin Hoti” në Prizren.

Siç merr vesh media, profesor Shkëlqim Millaku po dyshohet se e ka kanosur një profesoreshë.

Sipas informacioneve tw para, dyshohet se rasti ka ndodhur për shkak të disa proceseve të brendshme në fakultet.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Prizren, të cilët për median, kanë bërë të ditur që me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar hetimi.

“Ankuesja F/SH/K raporton rastin për një kërcenim nga kolegu i saj M/SH/K te cilët janë punonjës ne Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti”. Patrulla policore u është përgjigjur rastit dhe te njëjtët viktimën e rastit e kane shoqëruar për ne stacionin policor Prizren për intervistim. Lidhur me rastin është informuar hetuesi kujdestar i cili ka informuar Prokurorin e shtetit dhe me urdhër te tij iniciohet rast. Rasti dërgohet për hetime te mëtutjeshme”, bën të ditur policia.

Klani ka kontaktuar profesorin, por i njëjti dhe pse e ka mohuar, ka nënkuptuar që ka pasur diçka, duke deklaruar qe kolegia e ka humbur procesin. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat