Peci: S’i kemi numrat për kryeparlamentarin, për Qeveri duhet të na sfidojnë pas konstituimit

Aktuale

Peci: S’i kemi numrat për kryeparlamentarin, për Qeveri duhet të na sfidojnë pas konstituimit

Më: 19 maj 2025 Në ora: 18:34
Faton Peci

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci sot ka folur në lidhje me konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Ai u shpreh se nuk i kanë numrat për konstituim të Kuvendit, por siç u shpreh, për Qeveri duhet të sfidohen pas konstituimit.

“Kjo nuk është një vendosje, deri kur është dita ose afati, ose numri i seancave që ne bëjmë përpjekje.

Çështja është serioze, por megjithatë ne i kemi bërë veprimet tona, në kuptimin si koalicion, rezultati po dihet, ne nuk i kemi numrat e mjaftueshëm për ta konstituuar Kuvendin, për çështjet e Qeverisë duhet me na sfidu në momentin kur t’e kemi një Kuvend të konstituuar”, u shpreh tutje Peci.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat