Sulmi ndaj gjinekologut Veliu, Prokuroria nis hetimet

Aktuale

Sulmi ndaj gjinekologut Veliu, Prokuroria nis hetimet

Më: 21 maj 2025 Në ora: 09:44
Afrim Veliu

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë.

Gjinekologu Afrim Veliu, ishte cak i një sulmi fizik nga persona të panjohur.

Derisa ende nuk dihet arsyeja që çoi në shkaktimin e këtij sulmi ndaj Veliut.

Lidhur me rastin, Prokuroria ka nisur hetimet.

Kështu deklaroi për Klankosova.tv Kaltrina Shala, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore të Prishtinës.

Shala tha se për shkak të hetimeve nuk mund të jepen informacione të tjera.

Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë se prokurori i shtetit është duke ndërmarrë masa dhe veprime hetimore. Tani për momentin nuk mund të ofrojmë informacione sepse mund të dëmtohet procedura hetimore”, deklaroi ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat