‘‘Ta shohim’’, Gashi thotë se i mbetet Kurtit ‘‘me bë shumicën’’

Aktuale

‘‘Ta shohim’’, Gashi thotë se i mbetet Kurtit ‘‘me bë shumicën’’

Më: 21 maj 2025 Në ora: 11:20
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës , Arben Gashi

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës , Arben Gashi, ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili mbrëmë ftoi opozitën që ta sfidojë për formimin e qeverisë.

Gashi tha se është përgjegjësi e Kurtit të krijojë shumicën parlamentare, duke theksuar se roli i opozitës nuk është ta bëjë këtë.

“Ta shohim… Ka të drejtë ekskluzive dhe ta propozojë i pari qeverinë.

Tani i mbetet atij me e bë shumicën, nuk jemi ne me e bë shumicën”, tha Gashi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat