Masakra e Stagovës – përkujtohen 13 civilët e vrarë nga serbët

Aktuale

Masakra e Stagovës – përkujtohen 13 civilët e vrarë nga serbët

Më: 21 maj 2025 Në ora: 13:01
Masakra e Stagovës

Sot më 21 maj bëhen 26 vjet nga vrasja dhe masakrimi i trembëdhjetë qytetarëve të pafajshëm në fshatin Stagovë të Kaçanikut.

Atë ditë u vranë mizorisht trembëdhjetë qytetarë të Kosovës nga forcat terroriste të regjimit të Millosheviqit duke mos e kursyer as fëmijën shtatë vjeçar Fitim Gudaqi.

Po ashtu në këtë ditë ranë martirë: Hanife Jaha, Selvije Krivanjeva, Baki Bela, Hanife Gudaqi, Ramush Jaha, Ibush Rrushi, Ramadan Dashi, Fahri Mani, Bahrije Elezi, Sevdije Guri, Hamdi Dashi, Brahim Dashi. Në këtë ditë në mbrojtje të civilëve ra dëshmori Ekrem Gudaqi.

Me rastin e 26 vjetorit të rënies së dëshmorëve dhe martirëve të rënë më njëzet e një maj të vitit 1999, nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi në bashkëpunim me OVL-në e UÇK-së në Stagovë po mbahet manifestim përkujtimor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat