​GLPS: Qeveria në detyrë ka marrë mbi dhjetë vendime të kundërligjshme

Aktuale

​GLPS: Qeveria në detyrë ka marrë mbi dhjetë vendime të kundërligjshme

Më: 21 maj 2025 Në ora: 14:17
Grupi për Studime Juridike dhe Politike

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) konsideron se qeveria në detyrë ka marrë trembëdhjetë vendime të kundërligjshme. Sipas tyre, nga data nëntë shkurt e deri më njëzet e shtatë mars janë mbajtur shtatë mbledhje dhe janë marrë shtatëdhjetë e gashtë vendime, raporton KosovaPress.

Sipas kësaj organizate, trembëdhjetë e vendime janë marrë duke i tejkaluar kufizimet në kuadër të nenit tridhjetë e një të Ligjit për qeverinë.

Kështu u tha në konferencën për media me temën: “Vendimet e kundërligjshme të Qeverisë në Largim”.

Blerina Istrefi, menaxhere e projektit në GLPS tha se vendimet e kundërligjshme i përkasin natyrës së inicimit të procedurave të reja për emërimin në pozitat publike, për emërimin e të cilave është kompetente në bazë të ligjeve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat