Masakra në Stagovë të Kaçanikut, Osmani: Qoftë i përhershëm kujtimi për martirët

Aktuale

Masakra në Stagovë të Kaçanikut, Osmani: Qoftë i përhershëm kujtimi për martirët

Më: 21 maj 2025 Në ora: 14:39
Masakra në Stagovë të Kaçanikut

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka përkujtuar masakrën në Stagovë të Kaçanikut.

Ajo thotë se kjo masakër, e cila ishte ndër më të tmerrshem në Kosovë, u hetua nga Tribunali I Hagës, por askush nuk u dënua.

Në një postim në Facebook, shefja e shtetit shprehet se kjo ditë mbetet simbol i dhimbjes dhe qëndresës.

“Më 21 maj 1999, forcat serbe të regjimit gjenocidal të Serbisë vranë mizorisht 13 civilë në Stagovë të Kaçanikut, përfshirë 7-vjeçarin Fitim Gudaqi. Në mbrojtje të civilëve, dëshmor ra edhe pjesëtari i UÇK-së, Ekrem Gudaqi. Kjo masakër, ndër më të tmerrshmet në Kosovë, u hetua nga Tribunali i Hagës, por askush nuk u dënua. Paramilitarët serbë shkatërruan mbi 90 shtëpi nga 180 sa kishte fshati dhe vranë bagëtinë. Kjo ditë mbetet simbol i dhimbjes dhe qëndresës. Qoftë i përhershëm kujtimi për martirët dhe ata që u flijuan për liri”, ka shkruar presidentja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat