Osmani vijon aktivitetet në Zvicër, zbardhet agjenda e takimeve

Aktuale

Osmani vijon aktivitetet në Zvicër, zbardhet agjenda e takimeve

Më: 22 maj 2025 Në ora: 08:34
Osmani gjatë vizitës në Zvicër

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të vizitës zyrtare në Zvicër, sot në ditën e dytë do të ketë disa aktivitete.

Në orën 9:00 do të vizitojë kompaninë “Stadler Rail” në St. Gallen.

Ndërsa, në orën 11:45 do të vizitojë Universitetin e St. Gallen.

Në orën 16:10 presidentja Osmani do të takohet në Gjenevë me Marko Ahtisaarin, kryetar i Bordit të Fondacionit për Paqe “CMI Martti Ahtisaari”.

Është kjo vizita e parë e një presidenti të Kosovës në Zvicër me ftesë të presidentit të këtij shteti.

Presidentja Osmani u prit në Zvicër me nderime ushtarake.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat