Duda Balje jep detaje për personin i cili ka kërkuar ‘këmbimin e votës’ së saj për formimin e Qeverisë

Aktuale

Duda Balje jep detaje për personin i cili ka kërkuar ‘këmbimin e votës’ së saj për formimin e Qeverisë

Më: 23 maj 2025 Në ora: 22:38
Deputetja Duda Balje

Deputetja Duda Balje gjatë ditës së sotme ka konfirmuar informacionet që qarkullonin, se asaj i është ofruar të bëhet profesoreshë në Shkup, në këmbim të votës për Albulena Haxhiun.

Balje në emisionin “Këndi i debatit” në një lidhje direkte ka jep detaje për personin i cili i’a ka ofruar pozitën e profesoreshës në Shkup në ‘këmbim të votës’ së saj.

Për këtë ajo është shprehur se personi i cili ka ofruar që të bëjë ‘këmbim të votës’ është pjesëtar i UÇK-së

“Është një doktorë prej Kosovës është pjesëtar i UÇK-së edhe e respektoj shumë edhe unë e di se ai është duke më përcjell edhe personi e din se kush është edhe për respekt nuk po tregoj më shumë”, është shprehur Balje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat