Avdyli për bllokadën politike: Ka ardhur nga partitë opozitare – tani s’po bllokohet emri, por procedura

Aktuale

Avdyli për bllokadën politike: Ka ardhur nga partitë opozitare – tani s’po bllokohet emri, por procedura

Më: 26 maj 2025 Në ora: 19:12
Haxhi Avdyli

Deputeti nga radhët e Guxo në koalicion me Vetëvendosjen, Haxhi Avdyli ka folur në lidhje me bllokadën politike në vend.

Ai është shprehur se tendenca e bllokimit ka ardhur nga siç u shpreh ai, partitë opozitare dhe tha se tani s’është duke u bllokuar emri, por procedura.

“Nuk jemi të lumtur me këtë gjendje që është, por duhet të jemi të qartë që edhe shikuesit tanë e kanë kuptuar që tendenca e bllokimit ka ardhur nga partitë opozitare, që nga verifikimi i mandateve”.

“Opozita që në start ka bllokuar disa seanca, pastaj me bllokimin e emrit të përveçëm, por tani duhet të jemi të qartë, nuk është duke u bllokuar emri, është duke u bllokuar procedura”, është shprehur tutje ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat