Muja: Nesër hidhet në votim formimi i komisionit për administrim të votimit të fshehtë

Aktuale

Muja: Nesër hidhet në votim formimi i komisionit për administrim të votimit të fshehtë

Më: 26 maj 2025 Në ora: 19:26
Armend Muja

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka bërë të ditur se në seancën e nesërme konstituive të Kuvendit do të votohet për formimin e komisionit për administrimin e procedurës së votimit të fshehtë.

Muja ka thënë se nesër do të shihet nëse opozita e pranon, nuk e pranon, voton kundër apo abstenon për formimin e këtij komisioni siç sipas tij e parasheh vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Mujes, ky votim është edhe në përputhje me letrën që presidentja Osmani ka dërguar në përgjigje të kërkesës së kryesuesit të seancës, Avni Dehari, për të gjetur një rrugëdalje nga situata aktuale institucionale.

“Nesër parashihet të hidhet në votim formimi i Komisionit i cili do ta administrojë procedurën e votimit të fshehtë, pra nuk kemi ardhur ende te kandidati aty. Për ta sqaruar nesër votohet nëse opozita e pranon ose nuk e pranon voton kundër abstenon ose voton për siç parasheh vendimi i Gjykatës Kushtetuese për formimin e komisionit për administrimin e procedurës së zgjedhjes së kryekuvendarit përmes votimit të fshehtë ashtu siç parasheh dhe e mundëson aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2014 ashtu siç e parasheh edhe rregullorja e Kuvendit neni 60 pika 4 e rregullores së Kuvendit.

Është një votim edhe konform frymës së letrës të presidentes që e tha e dërgoi pas kryesuesi i seancës Dehari iu drejtua presidentes për një rrugëdalje nga kjo situatë dhe ç’është e vërteta edhe në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese te rregullorja e Kuvendit është që iu takon deputetëve të gjejnë forma për konstituimin e Kuvendit”, ka thënë Muja në emisionin “Ditari” .

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat