Klinaku – Trendafilovas: Ec shko në pension, s’je ti për drejtësi

Aktuale

Klinaku – Trendafilovas: Ec shko në pension, s’je ti për drejtësi

Më: 28 maj 2025 Në ora: 15:09
Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku

Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku ka reaguar pas intervistës së kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova për Kosovo Online, ku kjo e fundit e ka komentuar protestën e fundit të veteranëve.

Nëpërmjet një postimi, Klinaku thotë se Trendafilova është “veç një e korruptuar dhe asgjë tjetër”.

“Ec shko më në pension.

Nuk je ti për drejtësi, sepse je veç një e korruptuar dhe asgjë tjetër”, ka shkruar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat