​Rashiq thotë se do e votojnë Limajn për kryeparlamentar nëse është i propozuar

Aktuale

​Rashiq thotë se do e votojnë Limajn për kryeparlamentar nëse është i propozuar

Më: 29 maj 2025 Në ora: 10:51
Nenad Rashiq

Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq deklaroi se do e votojë Fatmir Limajn për kryeparlamentar, në rast se do të jetë i propozuari i Lëvizjes Vetëvendosje. Ai tha se nuk ka informacione që nuk do të jetë sërish ministër për Komunitete dhe Kthim.

Para fillimit të seancës, e cila përpjekje e 23-të për konstituim të kuvendit, Rashiq tha se ka gatishmëri të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti që ai të jetë pjesë e qeverisë.

Rashiq: Hera e parë që po dëgjojë, ka gatishmëri që unë të pjesë e qeverisë

“Hera e parë që po dëgjojë... Nuk kemi biseduar [Albin Kurtin], përveç se ka një gatishmëri nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ana e kryeministrit që unë të jem pjesë e qeverisë dhe kjo që e keni thënë është diçka e re për mua, por në politikë është normal që të ketë ndryshime të opsioneve ose planeve, ose ministrave”, deklaroi ai.

Deputeti Rashiq tha se do e votojë Fatmir Limajn për kryeparlamentar, në rast se do të jetë i propozuar për kryeparlamentar.

Rashiq: Do ta votoja Limajn

“Deri në këtë moment jo [se a është i njoftuar nëse ka një propozim të ri sot për parlamentar]... Po, po [do e votojnë Fatmir Limajn për kryeparlamentar]. Sepse siç thash pak më herët përgjegjësia është koncepti ku duhet të pranoni se ka një shumicë që ka e procesin e konstituimit dhe unë me vite njihem me Limajn personalisht sepse hera e parë kur kemi qenë në qeveri së bashku ka qenë 2007, gati 18 vjet gati. Prandaj, nuk kam asnjë kundër”, shtoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat