​Bahtiri pyetet nëse ka ndryshuar propozimi për kryeparlamentar

Aktuale

​Bahtiri pyetet nëse ka ndryshuar propozimi për kryeparlamentar

Më: 29 maj 2025 Në ora: 11:21
Agim Bahtiri

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri tha se nuk është i informuar nëse ka ndryshuar propozimi për kryeparlamentar.

Ai u pyet nga gazetarët, teksa ka hyrë në objektin e Kuvendit para vazhdimit të seancës konstituive, e cila është përpjekja e 23-të për konstituim të legjislaturës së nëntë.

Bahtiri: Nuk e di a ka ndryshuar propozimi për kryeparlamentar

“Nuk e di [se a është ndryshuar propozimi për kryeparlamentar]... Jo [nuk kam biseduar me Albin Kurtin]”, tha Bahtiri.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot në vazhdimin e seancës për konstituimin e legjislaturës së nëntë të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Ky është tentimi i 23-të me radhë.

Çështja e konstituimit të legjislaturës së nëntë ka ngecur te votimi i kryetarit të Kuvendit pasi partia e parë e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje – në koalicion me Guxo dhe Alternativa nuk po arrin t’i sigurojë 61 votat e nevojshme për të zgjedhur Albulena Haxhiun kryeparlamentare. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat