Ambasadori britanik reagon për kërcënimet që po i bëhen Osmanit: Heshtja s’është opsion

Aktuale

Ambasadori britanik reagon për kërcënimet që po i bëhen Osmanit: Heshtja s’është opsion

Më: 29 maj 2025 Në ora: 14:16
Jonathan Hargreaves- Vjosa Osmani

Jonathan Hargreaves, ambasador britanik në Kosovë, ka reaguar në lidhje me kërcënimet e bëra ndaj presidentes Vjosa Osmani, duke u shprehur ‘‘thellësisht i shqetësuar’’.

Ai ka deklaruar edhe se, dhuna në bazë gjinore, duke përfshirë këtu edhe atë që bëhet përmes internetit, nuk ka vend në shoqërinë tonë.

‘‘Jam thellësisht i shqetësuar nga kërcënimet e fundit dhe vala në rritje e gjuhës së urrejtjes që po drejtohet ndaj grave, veçanërisht ndaj atyre në role udhëheqëse. Dhuna me bazë gjinore – përfshirë atë në internet – nuk ka vend në shoqërinë tonë. Ne qëndrojmë në krah të Grupit për Siguri dhe Barazi Gjinore dhe e mbështesim plotësisht deklaratën e tyre të përbashkët. Në kohë si këto, heshtja nuk është një opsion. Ne zgjedhim solidaritetin.

Ashtu siç ka thënë Jess Phillips, Ministre britanike për Mbrojtjen dhe Luftën kundër Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave:

“Asgjë nuk do të ndryshojë, nëse nuk e bëjmë sistematike që kushdo që përballet me një viktimë apo një dhunues, ta ndjejë si detyrë thelbësore të ndërmarrë veprim’’, ka shkruar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat