Deputetja e Nismës, Izmaku: Kuvendit i duhet një figurë siç është Fatmir Limaj

Aktuale

Deputetja e Nismës, Izmaku: Kuvendit i duhet një figurë siç është Fatmir Limaj

Më: 31 maj 2025 Në ora: 10:36
Xhevahire Izmaku

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku është deklaruar para nisjes së seancë konstituive.

Ajo tha se nuk ka asgjë të re, derisa tha se “Nisma konsideron se Kuvendit i duhet një figurë siç është Fatmir Limaj. Një figurë e cila kish sjellë konsensus, pasi që mendojmë që kryetari i Kuvendit është një udhëheqje që ka nevojë të sjellë konsensus mes deputetëve”.

Tutje ajo tha se ka frymë pozitive, por nuk ka ndonjë vendim të ri.

“Limaj sjell pozitivitet”, tha ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat