Zëvendëskryeministri në detyrë, njëherësh kryenegociator në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, do të takohet sot në Bruksel me përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.
Këtë për KosovaPress e ka konfirmuar, Klisman Kadiu, këshilltar i zëvendëskryeministrit në detyrë, Besnik Bislimi.
Ai nuk dha detaje të tjera në lidhje me këtë takim dhe mundësinë që të ketë takim trepalësh edhe me homologun serb, Petar Petkoviq.
“Zëvendëskryeministri Bislimi takohet me emisarin Sorensen sot në Bruksel”, tha shkurt.
Ky takim vjen pas vizitës së përfaqësueses së lartë të BE-së për politikë të jashtme, Kaja Kallas në Kosovë e në Serbi.
Në qëndrimin e saj në dy vendet, ajo ritheksoi nevojën e rifillimit të dialogut dhe zbatimit të marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit, të arritur në vitin 2023.