Berisha: Nisma e ka humbur kredibilitetin, s’ka alternativë tjetër veç koalicionit me VV-në

Aktuale

Berisha: Nisma e ka humbur kredibilitetin, s’ka alternativë tjetër veç koalicionit me VV-në

Më: 3 qershor 2025 Në ora: 19:09
Hisen Berisha

Ish-deputeti I Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha e ka vlerësuar të duhur kërkesën e Nismes Socialdemokrate ndaj Lëvizjes Vetëvendosje për pozitën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Sipas Berishes, Nisma Socialdemokrate ka të drejtë të përfitojë nga LVV-ja.

“Kur ulesh në tavolinë të bisedimeve për të arritur një kompromis, kërkesat mund të jenë maksimale mund të jenë cfarëdo. Unë mendoj se ka të drejtë Nisma të përfitojë. Ne nuk e kemi vetëm këtë situatë por kemi situate të ndryshme kur me një, dy a tre deputetë kanë marë pothuajse gjysmën e qeverisë, praktika që nuk janë të mira por që bën të ndodhin në emër të stabilitetit krijimit të qeverisë ose interest politik”, është shprehur ai.

Berisha më tej ka shtuar se Nisma me lëvizjet para dhe pas zgjedhore e ka humbur kredibiletin në popull dhe sipas tij alternativë e vetme që I ka mbetur është koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Nisma mendoj që për shkak të matematikave që ka bërë nga hyrja në garë zgjedhore bashkë në koalicion me Aleancën, pastaj lëvizja nga koalicioni në emër të një interesi politik të cilin unë prapë e konsideroj legjitim por që mendoj se e ka humbur kredibilitetin në masë, e edhe ashtu nuk e ka kaluar ndonjëherë pragun por tani e ka shumë më të vështirë të përballet me votën qytetare dhe nuk ka lënë alternativë për veten më, pra nuk ka kthim prapa vetëm të bëhet pjesë e Vetëvendosjes dhe edhe aty do të jetë njëpërdorimshe sepse kjo është strategjia e VV-së nuk e dëshiron ajo këtë kontigjent të partisë politike sic është Nisma por e ka sjellë situatën këtu dhe ajo mundet me qenë pjesë e një qeverie të caktuar dhe e konsideroj legjitime”, ka thënë Berisha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat