Haradinaj e kërkon 12 tetorin si datë ideale për zgjedhjet lokale

Aktuale

Haradinaj e kërkon 12 tetorin si datë ideale për zgjedhjet lokale

Më: 4 qershor 2025 Në ora: 14:57
Ramush Haradinaj

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar datën 12 tetor si ideale për zgjedhjet lokale në vjeshtë.

“Sot, në takimin konsultativ të thirrur nga Presidentja e Republikës, znj. Vjosa Osmani-Sadriu, për caktimin e datës së zgjedhjeve komunale, propozova që këto zgjedhje të mbahen më 12 Tetor 2025.

Kjo datë është plotësisht në përputhje me afatet ligjore.

Shpresoj që Presidentja ta shfrytëzojë të drejtën e saj kushtetuese dhe të përfillë këtë propozim” shkruan Haradinaj në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat