Profesori Milazim Krasniqi ka kritikuar veprimet e Albin Kurtit lidhur me bllokimin e Kuvendit, duke i quajtur shkelje kushtetuese dhe ligjore.
Sipas tij, Kurti çdo ditë po e ekspozon veten gjithnjë e më shumë si objekt i drejtësisë.
Krasniqi shton se Kurti do të ishte më i mbrojtur në opozitë apo në një koalicion, sesa në pozitën aktuale, që nuk është as qeveritare, as opozitare. “Ata që mendojnë se nuk i arrin drejtësia, vetëm sa ia lehtësojnë asaj punën për t’i arritur më lehtë”, theksoi ai.
Postimi i plotë:
Me bllokimin e Kuvendit, Kurti po bën veprim që është në dëm të tij. Duke bërë shkelje kushtetuese e ligjore, çdo ditë më shumë ekspozohet si target i drejtësisë. Me një koalicion a në opozitë, do të ishte më i mbrojtur nga drejtësia, se sa në këtë pozicion ku nuk është as qeveritar as opozitar. P.S. Ata që kujtojnë se nuk i arrin drejtësia, vetëm sa ia lehtësojnë punën drejtësisë, që t’i arrijë më lehtë dhe me më shumë fakte.