Ushtarët e FSK-së diplomojnë me sukses në akademitë ushtarake të SHBA-së, Osmani: Krenari për Kosovën

Aktuale

Ushtarët e FSK-së diplomojnë me sukses në akademitë ushtarake të SHBA-së, Osmani: Krenari për Kosovën

Më: 7 qershor 2025 Në ora: 15:28
Foto nga presidentja Vjosa Osmani

Kadetët Arlind Shefiku dhe Enderon Vuthaj, si dhe major Gëzim Osmani e nënkolonel Gëzim Sada, kanë diplomuar me sukses në akademitë dhe kolegjet më prestigjioze ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lidhur me këtë arritje, ka reaguar presidentja, Vjosa Osmani, e cila këta ushtarakë i quajti krenari të Kosovës.

"Suksesi i tyre është arritje për Forcën e Sigurisë së Kosovës, për Republikën tonë dhe një dëshmi e qartë e profesionalizmit në rritje të ushtarakëve tanë, gjë që e bënë edhe më të sigurt rrugën tonë drejt integrimit të plotë euroatlantik”, ka shkruar e para e vendit në Facebook.

‘Mirënjohje të përhershme për SHBA-në – aleatin tonë të pazëvendësueshëm, për shkollimin e vazhdueshëm të kuadrove tona”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat