Jahjaga: Përkushtimi i Bujar Bukoshit për shtetndërtim do të mbetet pjesë e pandashme e historisë

Aktuale

Jahjaga: Përkushtimi i Bujar Bukoshit për shtetndërtim do të mbetet pjesë e pandashme e historisë

Më: 10 qershor 2025 Në ora: 10:10
Atifete Jahjaga

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka ngushëlluar për vdekjen e Bujar Bukoshit, ish-kryeministri i Kosovës në ekzil, duke thënë se përkushtimi i tij për shtetndërtim do të mbetet në historinë tonë kombëtare.

“Kosova paska humbë një njeri të urtë, të përkushtuar dhe me vlera të larta njerëzore e shtetformuese siç ishte Bujar Bukoshi.

Përkushtimi i tij për lirinë dhe shtetndërtimin do të mbetet pjesë e pandashme e historisë sonë kombëtare. Në këto çaste dhimbjeje, bashkëndjej thellë me familjen Bukoshi dhe me të gjithë ata që ndanë me të idealin për një Kosovë të lirë e demokratike. Qoftë i përjetshëm kujtimi dhe vepra e tij”, ka shkruar Jahjaga.

Bukoshu vdiq sot pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë në moshën 78-vjeçare. Ai ishte një nga figurat më të njohura të skenës politike dhe shëndetësore të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat