Memli Krasniqi bën homazhe para arkivolit të Bujar Bukoshit

Aktuale

Memli Krasniqi bën homazhe para arkivolit të Bujar Bukoshit

Më: 12 qershor 2025 Në ora: 12:28
Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi bashkë me deputetë dhe zyrtarë të lartë të partisë, kanë bërë homazhe pranë arkivolit të ish-kryeministrit të Kosovës në ekzil, Bujar Bukoshi, në hollin e Kuvendit.

Me këtë rast, Krasniqi ka ngushëlluar familjarët e Bukoshit dhe ka nënshkruar librin e zisë, duke vlerësuar lart kontributin e tij në periudha kyçe të historisë së Kosovës.

“Dr. Bujar Bukoshi ka qenë një figurë e rëndësishme dhe një kontribuues i madh për shtetin e Kosovës – si Kryeministër në ekzil gjatë viteve të ’90-ta, por edhe si njëri nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë më 17 shkurt 2008. Kontributi i tij do të mbetet përgjithmonë pjesë e kujtesës institucionale dhe të historisë së shtetformimit të vendit tonë,” ka deklaruar kryetari I PDK-së.

Bujar Bukoshi vdiq këtë javë, duke lënë pas një trashëgimi të thellë në historinë e re të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat