Kryeziu: Deputetët në përgjithësi kanë shkelur Kushtetutën

Aktuale

Kryeziu: Deputetët në përgjithësi kanë shkelur Kushtetutën

Më: 12 qershor 2025 Në ora: 20:15
Kadri Kryeziu

Kadri Kryeziu, ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese, njëherësh edhe profesor në Fakultetin Juridik në FIVE, ka folur lidhur me ngërçin politik në vend, ku ndër të tjera ka thënë se deputetët e Kuvendit të Kosovës, pas betimit të dhënë si deputetë, kanë për obligim të krijojnë institucionet e vendit, mirëpo të njëjtit nuk e kanë bërë këtë dhe sipas tij, kanë shkelur Kushtetutën e Kosovës.

“Deputetët në momentin e dhënies së betimit nënkupton që do t’i krijojnë institucionet, do ta respektojnë kushtetutshmërinë, ligjshmërinë e shtetit, do të punojnë për funksionimin e shtetit… e kanë dhënë betimin dhe ky betim domethënë atëherë sanksionohet… këtu shkelet Kushtetuta. Në mënyrë komulative, deputetët në përgjithësi e kanë shkelur Kushtetutën, jo individi, se individi nuk e shkel Kushtetutën”, ka thënë ai.

Tutje, Kryeziu është shprehur se kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, ka rol për ta konstituuar Parlamentin.

“Roli i kryesuesit është me e konstituu Parlamentin, detyrë e ka kushtetuese dhe ligjore…”, ka thënë ai, duke shtuar se autoriteti i tij është i procedurës dhe se duhet të jetë në nivel të detyrës.

Ai tutje ka thënë se edhe mosmarrja pjesë në votim nga deputetët është shkelje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat