Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka deklaruar se nuk ka vullnet të mjaftueshëm që një palë e dytë të krijojë shumicën e nevojshme për të formuar qeverinë e ardhshme.
Ai theksoi se LDK-ja ka ofruar idenë e krijimit të një Qeverie të Unitetit Kombëtar për të kaluar ngërçin politik që ka përfshirë vendin.
“Ajo që është parë, nuk shihet vullnet që dikush edhe si i dytë mund të ketë shumicë të konsoliduar, që do të krijonte shumicën për qeveri. Kjo është ofertë për të kaluar ngërçin politik”, tha Zemaj.
Duke shtuar se kjo mund të ishte një mundësi për të arritur një zgjidhje për krizën e thelluar politike.