“S’e kam lexu”, “S’ia vlen të lexohet” – Sveçla e Bahtiri komentojnë Qeverinë e Unitetit të Abdixhikut

Aktuale

“S’e kam lexu”, “S’ia vlen të lexohet” – Sveçla e Bahtiri komentojnë Qeverinë e Unitetit të Abdixhikut

Më: 13 qershor 2025 Në ora: 11:18
Svecla- Bahtiri

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se nuk e ka lexuar planin 15 pikësh të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku për Qeverinë e Unitetit.

“Nuk e kam lexuar fare”, u shpreh Sveçla para medieve, pak para nisjes së seancës së 31-të konstituive.

Edhe, kolegu i tij partiak, deputeti i Vetëvendosjes, Agim Bahtiri ishte po ashtu i shkurtër.

“Valla nuk ia vlen hiç të lexohet”, shtoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat