‘Ditën e 11-të Agim Ramadani ishte vra’ / Berisha tregon se si e mori vesh që ra shoku i luftës

Aktuale

‘Ditën e 11-të Agim Ramadani ishte vra’ / Berisha tregon se si e mori vesh që ra shoku i luftës

Më: 16 qershor 2025 Në ora: 21:35
Hisen Berisha

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Isni Berisha, ka treguar për mënyrën se si është vrarë bashkëluftëtari i tij, Agim Ramadani, më 11 prill 1999.

Në një rrëfim me Kushtrim Sadikun, Berisha mes emocioneve, ai ka treguar se, para së të vritej, Agim Ramadani është kujdesur që t’ju jepte bukë ushtarëve që kishte me vete.

“Ditën e 11 Agimi ishte vra dhe unë nuk e kam ditë.

Pas mesnate kam shku dhe i kam gjet Anton Qunin, Sali Çekun edhe Rrustem Berishen edhe sa kam hy e kam pa se diçka ka ndodh edhe Antoni ka thanë Agimi na ka lanë, kom dal kom hec kam deri në vi të frontit, ka ndodh çka me ba”, ka thënë Berisha. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat