Haliti: Vendimi për dënimin e Zhivojin Nesiq është motiv për të mbijetuarit

Aktuale

Haliti: Vendimi për dënimin e Zhivojin Nesiq është motiv për të mbijetuarit

Më: 17 qershor 2025 Në ora: 18:25
Fatmire Haliti

Vendimi për dënimin me 15 vjet burgim të të akuzuarit Zhivojin Nesiq për krime të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë është mirëpritur nga e mbijetuara. Këtë e ka konfirmuar Fatmire Haliti nga QKMRT, e cila tha se çdo rast suksesi është motiv për të mbijetuarit e dhunës seksuale.

Haliti, tha se aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë ndaj të akuzuarit Zhivojin Nesiq, apo Zhika, siç njihej nga komuniteti në Vushtrri ku ka jetuar dhe ka kryer krimet kundër njerëzimit gjatë luftës në Kosovë, është mirëpritur jo vetëm nga viktima, por edhe nga organizata që ka përfaqësuar të mbijetuarën në të gjitha fazat përmes mbështetjes psikosociale e ligjore.

Ajo më tej foli për bashkëpunimin e QKMRT-së me organet e drejtësisë, që, sipas saj, pa një bashkëpunim të ngushtë me organet e hetuesisë dhe të prokurorisë nuk do të ishin arritur këto rezultate.

“Përveç kësaj, QKMRT ka filluar bashkëpunimin edhe me Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku është bërë e mundur ofrimi i të dëshmive për rastet e dhunës seksuale, ku në këtë vit është hapur ‘dhoma e sigurt’ në këtë gjykatë, në të cilën të mbijetuarat e dhunës krijojnë një mundësi për përgatitje në procesin gjyqësor,” ka thënë ajo në RTK.

Tutje, Haliti shtoi se çdo rast suksesi është motiv për të mbijetuarit e dhunës seksuale, “duke pasur parasysh sfidat në shoqëri dhe stigmatizimet që kanë në shoqëri, në familje dhe në komunitet, për çka edhe hezitojnë të paraqiten.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat