KFOR-i flet për objektet që fluturuan mbi Kosovë disa net më parë

Aktuale

KFOR-i flet për objektet që fluturuan mbi Kosovë disa net më parë

Më: 19 qershor 2025 Në ora: 19:36
Foto ilustrim

Objekte të shndritshme janë parë nga qytetarët mbi qiellin e Kosovës në mesnatën e 16 qershorit.

Një qytetar ka dërguar pamje, ku shihej se disa objekte lëviznin me shpejtësi në Lipjan.

Në lidhje me këto pamje, KFOR-i ka thënë se nuk kanë asnjë dëshmi për ndonjë aktivitet që mund të identifikohet me pamjet.

“Në lidhje me pyetjen tuaj, KFOR-i nuk ka asnjë dëshmi për ndonjë aktivitet të njohur që mund të identifikohet me imazhet që keni paraqitur”, tha KFOR-i për klankosova.

Deri më tani, të njëjtat objekte që fluturuan mbi qiellin e Kosovës nuk dihet se çfarë konkretisht janë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat